PD: Rama po sulmon familjarët e kryeministrit Berisha
Partia Demokratike ka akuzuar gjatë pasdites së sotme kreun e opozitës, Edi Rama, se po sulmon familjarët e kryeministrit Sali Berisha.
Zëdhënësja e kësaj partie, Albana Mustafaraj, ka deklaruar se Rama po trillon dhe shpif ndaj kundërshtarëve politikë.
Edi Rama po bën sulme ndaj familjarëve të kryeministrit Berisha. Ai po trillon dhe shpif ndaj kundërshtarëve politikë. Por, qytetarët lanë në vetmi moralistët e përbaltjes, ka thënë Mustafaraj.
Për fatin e mirë të saj, Mustafaraj në fakt nuk ka qenë zëdhënëse e PD-së, në kohën kur PD nxirrte përditë zëdhënësit e saj, Gerti Bogdani dhe më pas Erla Mëhilli, që akuzonin dhe sulmonin Ramën pikërisht nga familja, me akuzat nga më të rëndat.
Mustafaraj ka thënë gjithashtu se Rama ka sulmuar edhe gjyqtarët e Kolegjit, ndërsa ka thënë se përgjigjen ai e ka marrë nga qytetarët e Tiranës.