E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfederatë-Sindikatë, përçahen minatorët

Nga protesta e minatorëve në Bulqizë

BULQIZE- Përcahen minatoret e Bulqizes, qe prej plot 12 ditesh jane ne nje proteste para ambienteve te kompanise  “ACR”, ku punojne.

Duket se shkak eshte bere nje perplasje mes Konfederates dhe Sindikates se minatoreve, qe ka bere edhe ndarjen e protestuesve ne dy kampe.

Njera pale i bashkohet idese se Sindikates lidhur me kete proteste e pjesa tjeter i rri mendimit qe ka Konfederata, e cila kërkon vazhdimin e protestave.

Ndërkohe qe sindikata eshte e mendimit qe puna t’i kthehet normalitetit. Protesta e minatoreve, mbeshtetur edhe nga minatore nga rrethet synon rritjen e pages, kushte me te mira pune, siguri per jeten gjate punes brenda galerive, largimin e firmave pirate qe veprojne ne zone dhe uljen e moshes per daljen ne pension.

Pas nje sere takimesh me perfaqesues te firmes dhe ministise se Ekonomise, minatoret kercenuan edhe me greve urie, madje deklaruan pak me pare se kane gati 25 vete per t’u ngujuar, plan ky qe duket se u shty per me vone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›