E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji pushon Lezhën, PD: PS-ja u tërhoq për të mbuluar maskaradën

bylykbashiTiranë- Pas tërheqjes së PS-së nga ankimimi për rivotim në Lezhë, Kolegji Zgjedhor ka pushuar sot padinë, ndërsa po vijon shqyrtimi i kërkesës së PD-së e cila kërkon sërish rinumërim të gjithë qarkun.

Pas rinumërimit të KQZ-së u vunë re një sërë parregullsish, por Kolegji Zgjedhor e cilësoi të paligjshëm hapjen e kutive dhe rezultati mbeti i pandryshuar, pra 4 për të majtën dhe tre për të djathtën, ndërkohë që sipas KQZ-së, një mandat duhet ti kalojë së djathtës.

Ndërkohë përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, reagoi për pushimin e çështjes duke thënë se Kolegji Zgjedhor është nën presionin e mazhorancës së re.

Arsyet e PS-së për tërheqje janë vetëm arsye taktike, se nga fillimi deri në fund është përpjekur të mbulojë atë maskaradë të zbuluar në KQZ. Kolegji vendim haptazi nën influencën e PS-së, kjo tregon presion të jashtëzakonshëm të PS-së që me arrogancë po ushtron mbi organin e vetëm ankimor, pasi e shkatërroi KQZ-në. Ky kolegj vendosi të mbyllë e të mbulojë vjedhjen e madhe që ndodhi në Lezhë- tha Bylykbashi.

Në përfunim ai tha se gjykim duhet të vijojë edhe në mungesë, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një çështje serioze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›