E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji pushon shqyrtimin e kerkeses per rinumerimin e votave ne Shkoder

Kolegji Zgjedhor ka vendosur pushimin e shqyrtimit të kërkesë-padisë së Partisë Socialiste, e cila kundërshton rinumërimin e votave në Qarkun Shkodër nga KQZ. Vendimi u morr pas kërkesës së përfaqësuesit të PS. Ndërkohë, PS kërkon shpalljen e pavlefshme të votimit në Qarkun Lezhë dhe përsëritje të procesit zgjedhor.

Por, në këndvështrimin e KQZ-së, procesi i rinumërimit të votave për Qarkun Lezhë dhe Shkodër, ishte tërësisht i ligjshëm.

Për institucionin përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, manipulimet e rezultateve të vërejtura gjatë rinumërimit, do të adresohet në kërkesat për ndëshkime ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›