E Diel, 1 Nëntor 2026

Veprimtaria nje mujore e Kryeministrit te zgjedhur

Revansh, urrejtje dhe mashtrim muaji i pare i piktorit të dështuar Kryeministër! Kështu e nis postimin e tij në Facebook Kryeministri Berisha lidhur me atë çfarë ofrojnë lëvizjet e kryetari të të Partisë Socialiste e cila rezultoi fituese në zgjedhjet e 23 qershorit.  Kështu në radhitjen e konstatimeve që Kryeministri Berisha bën mbi veprimtarinë një mujore të Kryeministrit të zgjedhur të bie në sy pikërisht  mosmbajtja e premtimeve për të cilat u votua në 23 qershor.

Mesazhin i plotë i Kryeministrit Berisha Revansh, urrejtje dhe mashtrim muaji i pare i piktorit të dështuar Kryeministër! Te dashur miq, kaloi mbi nje muaj nga dita qe piktori i deshtuar Edi Rama ngriti zyren e tij te kryeministrit te zgjedhur ne seline mavi. Veprimtaria nje mujore e kryeministrit te zgjedhur mund te permblidhet ne sa vijon: 1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me te cilat mori voten. 2 - Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeminister i zgjedhur dhe deklarimi i qeverise se vendit si qeveri kujdestare apo qeveri ne detyre dhe mandat 4.3 vjet per vete. 3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidences, Prokurorise, KLD-se, pushtetit gjyqesor. 4- Revansh anti-shtet ndaj administrates publike. Hapja e tenderit per fshesen ne administraten publike dhe vendosja si kryefshesare e kushurires Koleka. 5- Paraqitja e nje kabineti shume me te madh ne portofole se sa vende, 20 apo 30 here me te medha se Shqiperia. 6- Perpjekje per te bllokuar me cdo kusht transparencen e mandateve te droges dhe krimit Ky eshte ndryshim por jo ai per te cilin votuan shqiptaret, por ai qe solli piktori i deshtuar ne muajin e tij te pare. Perpara kunder revanshit dhe mashtrimit!! sb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›