E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji rrëzon kërkesën e Priftit për rinumërimin e votive në Fier

priftiKolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e Dritan Priftit për të rinumëruar të gjitha votat e Fierit.

Kolegji e cilësoi si të pabazuar në prova dhe ligj kërkesën e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Prifti pretendonte se  votat e tij nuk janë marrë fare parasysh dhe as janë vendosur te votat e pavlefshme.

Kërkesa e Priftit u mbështet edhe nga ana e Partisë Demokratike, e cila tha se kërkon transparencë.

Gjykata rrëzoi gjiashtu edhe kërkesën e Partisë Demokristiane, e cila, ashtu si edhe Prifti, kërkonte rinumërin të të gjitha votive për qarkun e Fierit.

Dritan Prifti pretendonte se i janë vjedhur rreth 10 mijë vota nga ana e PS-së dhe LSI-së./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›