Kylie Minogue,në super formë (FOTO)
Kanë kaluar 13-vjet që kur Kylie Minogue bëri bujë e veshur me pantallonat e saj të shkurtra ngjyrë floriri,që i tregonin linjat perfekte.
Tani, në moshën 45-vjecare ajo vendos të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku duket se është ende në super formë.
Kylie shfaqet në foto e veshur me një kostum banjoje leopard-print, duke shijuar pamjen e oqeanit, por nuk është e vështirë të kuptohet se cila pjesë e fotos tërhoqi më shumë vëmendjen e fansave.
Në komentin përbri fotos, Kylie shkruan:”Gati për t’u nisur, drejt blusë”. P.K


