E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji shqyrton neser ankimimin e PD-se per mandatet e Keshillit Bashkiak te Tiranes

Beteja për Tiranën në Kolegjin Zgjedhor nuk ka përfunduar ende.

Kësaj here, ka qenë Partia Demokratike, ajo që i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor me qëllim shpërndarjen e mandateve të këshillit bashkiak të Tiranës.

Arsyeja është e thjeshtë; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të miratojë aktin për shpërndarjen e mandateve për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke shtyrë në këtë mënyrë edhe momentin e marrjes së detyrës nga kryebashkiaku i ri, Lulëzim Basha.

Me katër vota pro dhe dy kundër, KQZ-ja nuk ka mundur t’i japë vlerë aktit të saj, për shkak se në bazë të Kodit Zgjedhor, ndarja e mandateve duhet të bëhet me të paktën 5 vota pro.

Për këtë arsye, kësaj here, si palë e interesuar ka qenë PD-ja, e cila i ka kërkuar formalisht Kolegjit Zgjedhor shpërndarjen e mandateve, sipas përllogaritjes së KQZ-së, ku koalicioni “Aleanca për Qytetarin” do të ketë 28 këshilltarë dhe “Aleanca për të Ardhmen” 27 të tillë. “PD-ja ka kërkuar në KQZ aktin e rrëzuar, për ta kaluar atë më pas për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor. KQZ, përmes aktit të shpërndarjes së mandateve dhe për faktin që askush nga palët nuk pati ankesa ose shqetësime në raport me shpërndarjen e këtyre mandateve e quan të mbyllur si procedurë”, - tha dje zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli.

Kërkesa drejtuar Kolegjit Zgjedhor është konfirmuar dje edhe nga përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti.

Nga ana tjetër, PS-ja ka argumentuar arsyen e mungesës së një nisme të tillë. “KQZ-ja ka miratuar një tabelë përmbledhëse në kundërshtim të hapur me ligjin.

Edhe mund ta kishim ankimuar në Kolegjin Zgjedhor, por nuk e bëmë për arsye se siç edhe u shprehëm në KQZ, Kolegji Zgjedhor për rastet e komunave merr vendime të drejta, ndërsa rasti i bashkisë së Tiranës është një peshë, që ata asnjëherë nuk kanë dashur dhe tentuar ta marrin përsipër për të zgjidhur problemin”, - tha dje Eridion Salianji, përfaqësues ligjor i PS-së në KQZ.

Megjithëse në tabelën përfundimtare të rezultatit për këshillin bashkiak, KQZ-ja përllogariti të gjitha votat e gjetura në kutitë e gabuara, socialistët u shprehën kundër, duke kërkuar që votat e gjetura të shpërndaheshin në tabelat e çdo qendre votimi.

Në anën tjetër, demokratët u shprehën se përfaqësuesit e majtë, pavarësisht se votuan kundër tabelës së rezultatit, ata nuk e ankimuan atë në Kolegj, (duke e lënë në fuqi), çka bën që ajo të jetë ligjore dhe për rrjedhojë dhe ndarja e mandateve e rregullt.

Vendimi i Kolegjit për shpërndarjen e mandateve pritet të mos sjellë surpriza, sa kohë që vetëm pak ditë më parë, Kolegji Zgjedhor, me kërkesën e PD-së, urdhëroi shpërndarjen e mandateve për këshillat minibashkiakë të Tiranës.

Në mungesë të PS-së (e cila nuk pranoi të merrte pjesë), Kolegji urdhëroi në unanimitet shpërndarjen e mandateve për këto këshilla, sipas përllogaritjes së bërë nga KQZ-ja, në bazë të rezultatit të secilës prej KZAZ-ve.

Më 15 korrik, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e Partisë Demokratike për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Shorti përcaktoi relatorë Neriban Mullain, ndërsa anëtarë të tjerë të trupës së gjykimit do të jenë Entela Prifti, Tomë Ndreca, Petraq Dhimitri dhe Astrit Kalaja.

Partia Demokratike depozitoi të martë ankimimin në Kolegj sepse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të miratojë shpërndarjen e mandateve, për shkak se nuk u arrit shumica e cilësuar prej 5 votash.

Opozita kundërshtoi në fillim te javës tabelën përfundimtare për Këshillin Bashkiak, pasi nuk u mor parasysh kërkesa e përfaqësuesve të saj në KQZ për t’u shtuar votat e rivlerësuara së fundmi, të gjetura ne kutitë e tjera.

Por ky veprim matematik për shtimin në tabelë të një numri të vogël votash, nuk do të ndryshonte numrin aktual të mandateve që presin certifikim të mazhorancës apo të opozitës.

Pikërisht tek kjo pikë, u mbështetën dhe demokratët të cilët aprovuan miratimin e tabelës ekzistuese, sipas të cilës Aleanca për Qytetarin do të ketë 28 anëtarë në këshill, ndërsa Aleanca për të Ardhmen 27.

Ankimi i Partisë Demokratike për Këshillin bashkiak do tw shqyrtohet paraditen e datës 15 korrik.

Vendimi është marrw sot, ndërkohë qw është përzgjedhur edhe relatorja e kësaj çwshtje.

Ajo do tw jetw gjyqtarja Meriban Mullai, ndërkohë qw anëtarë tw trupës janë Astrit Kalaja, Petraq Dhimitri, Tom Ndreca dhe Entela Prifti.

Ankimimi i PD-sw u bw pa u mbushur 24 orë nga mbledhja e KQZ-së, ku nuk u arrit kuorumi për miratimin e vendimit.
Argumentet

Në ankimin e Partisë Demokratike kërkohet nga ana e Kolegjit që të ndajë mandatet për Këshillin Bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qendër votimi.

Sipas PD-së, në mbledhjen e fundit të KQZ-së, asnjë prej partive nuk ka kundërshtuar numrin e mandateve që ka marrë secili koalicion apo çdo forcë politike.

Nga ana e saj, Partia Socialiste u shpreh kundër vendimit që kishte propozuar KQZ-ja për dy arsye: e para sepse numri i votuesve dilte më i madh se numri i votave që ishin në kuti dhe e dyta sepse Komisioni nuk kishte përgatitur ndarjen e votave për çdo qendër votimi, siç kishte bërë në rastin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Nga ana e saj, shumica e KQZ-së argumentoi se tabela e rezultatit, e cila ishte miratuar një javë më parë, nuk u ankimua në Kolegj dhe duke e marrë atë të ligjshme, u përllogarit ndarja e mandateve.

Sipas Kodit Zgjedhor, gjatë ditës së sotme pritet të hidhet shorti për trupën e gjyqtarëve që do të shqyrtojë këtë kërkesë ankimore, si dhe do të përcaktohet data kur palët do të paraqiten në Gjykatë.

Ndarja e mandateve të Këshillit Bashkiak ka një lidhje të drejtpërdrejtë me ceremoninë e betimit që do të bëjë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Sipas ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, kryetari i Bashkisë bën betimin 20 ditë pas shpalljes së rezultatit përpara Këshillit Bashkiak.

Nëse ndarja e mandateve për Këshillin do të bëhet brenda 28 korrikut, Basha do të dalë përpara 55 këshilltarëve për t’u betuar.

Në të kundërt ai do të betohet përpara prefektit të Tiranës.

Këshilli Bashkiak

Aleanca për Qytetarin         28 mandate

PD 19 mandate
LSI 5 mandate
PDIU 2 mandate
PR 1 mandat
PLL 1 mandat

Aleanca për të Ardhmen    27 mandate

PS 25 mandate
PDS 1 mandat
PSV 91 1 mandat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›