E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji shtyn kerkesen e PS

Kolegji Zgjedhor vendosi të gjykojë në themel në datën 26 korrik kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për ndërprerjen e rinumrimit të votave të qarkut të Shkodrës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

“Kolegji vendosi për një shkak proçedurial të ngritur nga PR shtyrjen e gjykimit të themelit. Presim me qetësi vendimin, që në bindjen tonë do jetë i të njëjtit standard me qarkun e Lezhës”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i PS, Koli Bele. Ankimimi i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës bazohet në dy momente. “Ezaurimin e afatit 10-ditor të ankimimit, që ka përfunduar para tre ditësh. Përveç kësaj, vendimmarrja e KQZ-së për hapjen e kutive ka qenë e pagligjshme dhe mbetet e tillë”, saktësoi Bele. / Top ChannelPas zgjedhjeve
PD kundër strukturës së re
Kukësi, Kolegji pranon kërkesën e LSI
Asnjë ndryshim në Shkodër

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›