E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy nismat e Aleances ne Kuvend

Aleanca Kuq e Zi ka paraqitur ne Kuvend dy nismat e saj per sa i perket procesin te regjistrimit te popullsise dhe per ceshtjen e marrjes se pasaportes per shtetasit shqiptare dhe personat me origjine shqiptare. Nisma e pare u depozitua para dy javesh. Nisma e dyte lidhet me faktin e ndryshimit te Kushtetutes per sa i takon marrjes se pasaportes shqiptare. Aleanca Kuq e Zi i kerkon Parlamentit shqiptar ndryshimin e menjehershem te Kushtetutes se vitit 1998 ne dispozitat per dhenien e shtetesise shqiptare. Aleanca Kuq e Zi kerkon me force dhenien e pasaportave shqiptare cdo qytetari me origjine dhe kombesi shqiptare kudo qe jeton si Shqiperi Kosove Maqedoni Mal te Zi Greqi Serbi apo ne diaspore. Aleanca Kuq e Zi deklaron se eshte detyrim i shtetit ame te pajise me pasaporta shqiptare cdo qytetar qe jeton brenda dhe jashte kufijve te cilet kane kombesine shqiptare ashtu sic veprojne greket me homogjenet serbet me shqiptaret e Kosoves Bullgaria me maqedonasit vende te cilat jane dhe anetare te Bashkimit Europian. Ne keto kushte edhe Shqiperia duhet te aplikoje keto standarde dhe te respektoje bashkekombesit e vet. Por deri me tani nga Kuvendi nuk ka ende pergjigje per nismat e paraqitura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›