E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji zgjedhor pritet të vendosë sot për Tiranën

Kolegji Zgjedhor pritet të vendos sot për ankimimin e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshme të rezultatit të KQZ-së, i dalë nga numërimi i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara në Tiranë.
 

Seanca e kolegjit është paralajmëruar të zhvillohet paraditen e sotme dhe relator i çështjes është gjyqtari Tom Ndreca.

Shtyrja e vendimit, rreth një javë më parë, u bë pas ndryshimit të padisë së bërë nga Partia Socialiste për të shpallur të pavlefshme procedurën e ndjekur nga KQZ për numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor do të përcaktojë nëse fituesi i bashkisë së Tiranës do të jetë kandidati i "aleancës për të ardhmen" Edi Rama sipas numërimit të votave në datën 16 maj, apo kandidati i "aleancës për qytetarin", Lulzim Basha, i cili kaloi në avantazh pas numërimit të votave të kontestuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›