E Shtunë, 31 Tetor 2026

Griselda tentoi vetevrasjen E bera qe te mos humbja Elvisin

TIRAN- Historia e rrembimit te nje gruaje shtatzene detyrimit per te lindur dhe zhdukjes se foshnjes e cila tronditi dy dite me pare te gjithe Shqiperine ka plasur dje si nje flluske sapuni. Gruaja nuk ka qene kurre shtatzene dhe per nente muaj me radhe ajo ka mashtruar duket nga deshira e forte per ti dhene nje djale bashkeshortit te saj Elvisit.

Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet me ndihmen e eksperteve te Mjekesise Ligjore dhe mjekeve specialist te Maternitetit Mbreteresha Geraldin kane konfirmuar dje sajesen e 27 vjecares Griselda Zaimi. Pervec ndihmes se specialisteve te fushes se gjinekologjise institucioni i akuzes ka arritur te siguroi disa prova materiale qe
provojne se pretendimet e vajzes ne denoncimin e saj nuk qendrojne.

E ndodhur ne keto kushte te renda psikologjike dhe te tronditjes se thelle vete 27 vjecarja Zaimi ka pranuar te rrefej te verteten pas 24 oreve tension dhe ankth mbarekombetar. Sipas saj gjithcka kishte bere per te forcuar lidhjen me Elvisin zyrtarisht nuk egzistojne te martuar megjithese kishin kohe qe bashkejetonin.

Me friken e ndarjes pasi kishte konstatuar me ndihmen e disa analizave mjekesore se nuk mund te lind femije per shkak te problemeve shendetesore vajza 27 vjecare duke shfrytezuar edhe prezencen e paket ne shtepi te Rroshit muajt e fundit kishte vendosur te shtiret sikur ishte shtatzene.

Madje per ta bere historine me te besueshme Griselda vendoste mbushje
poshte rrobave jastek dhe kishte nisur nje diete intensive qe te shendoshej ne te gjithe
trupin. Dhe ne kete menyre historia e saj ishte besuar nga te gjithe. Pak dite me pare kreu i sapo zgjedhur i Bashkise se Kavajes Elvis Rroshi kishte udhetuar per ne Itali ku do merrte pjese ne nje gezim familjar dasme.

Gjate kesaj kohe vajza kishte shkuar tek prinderit e saj ne Tirane konkretisht ne banesen qe ndodhej ne rrugen Qemal Stafa. Sipas deklarimeve te vete 27 vjecares diten e premte ishte koha e lindjes se femijes. Por meqenese femija nuk ekzistonte dhe
dita e premte po afronte e reja ka pesuar nje tronditje psikike ne pamundesi per te gjetur zgjidhje.

Tre dite me pare konkretisht te marten e kaluar aty rreth ores 1915 minuta pasi ishte ndare nga kunati dhe mikesha e tij ne afersi te qendres tregtare Kristal kishte
blere nje thike dhe me pas i kishte kerkuar nje taksisti qe ta shpinte ne nje nga hotelet
qe ndodhet prane stadiumit Selman Stermasi ne Tirane.

Prokuroria konfirmoi se pasi kishte zene nje dhome vajza ka tentuar te kryeje vetevrasje me prerje te venave te dores apo edhe me tentim varje. Por mungesa
e guximit ka bere qe ne kushtet e renda psikike te sajoj historine e mashtrimit. Aty rreth ores 0200 pas mesnates ka zbritur ne hollin e hotelit duke i kerkuar recepsionistes gjetjen e nje taksie pasi nuk ndihej mire.

Nga hoteli me ndihmen e taksise ka zbritur para klinikes private qe ndodhet ne rrugen Kongresi i Manastirit ku ka marr nje serum dhe me pas po me ndihmen e nje
taksisti ka marre rrugen drejt Kavajes. Ne ora 345 minuta ka mberritur ne banesen e
Roshit ku ne mengjes ka lajmeruar kunatin e saj shtetasin Sajmir Roshi duke i rrefyer
mashtrimin e rrembimit. Ne keto kushte Sajmir Roshi ka denoncuar ne polici ku kane nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen.

Deshmia ne prani te nuses se xhaxhait

Per rreth dy ore mesditen e djeshme prokurori i ceshtjes Henrik Ligori dhe hetuesja Eriona Daupaj ne prezence te nuses se xhaxhait te 27 vjecares Griselda Zaimi kane marre rrefimin e te vertetes per historine e saj te sajuar per te forcuar lidhjen mes saj dhe bashkejetuesit Elvis Roshi me te cilin kishin kater vite njohje.

Sipas deshmise se saj gjithcka ka nisur nga fakti se 27 vjecarja ndihej e vetmuar kohen e fundit ndersa bashkejetuesi i saj kthehej ne banese ne oret e vona te nates. E ndodhur ne keto kushte vajza dyshonte se lidhja mes tyre ishte ftohur dhe ne kete moment ka sajuar historine e shtatzenise per te forcuar lidhjen mes tyre.

Griselda largohet nga familja Rroshi

Ne oret e para te mengjesit te djeshem hetuesit e ceshtjes kane zbarkuar ne Kavaje per te marr vajzen 27 vjecare dhe ta sjell ne Tirane per ekzaminimet mjekesore ne Institutin e Mjekesise Ligjore dhe ne Maternitetin Mbreteresha Geraldin. Por kur kane mberritur
ne Kavaje nuk e kane gjetur Griselda Zaimin ne banesen e familjes Roshi.

Pas mesnates te se merkures i ati Muhamet Zaimi kishte marre Griselden dhe e kishte shpene ne shtepine e tij ne kryeqytet. Ne ora 900 efektivet e policise dhe hetues te ceshtjes kane shkuar ne banesen e familjes Zaimi ku kane marr vajzen dhe derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore per ekzaminim.

Ekspertet e ketij institucioni nuk kane konstatuar ndonje shenje dhune te ushtruar ndaj vajzes duke mos konstatuar edhe demtime ne pjesen e fund barkut te 27 vjecares. Pas ketij ekspertimi hetuesin e kane derguar vajzen ne Maternitetin Mbreteresha
Geraldine per ekzaminime profesionale.

Aty mjeket e ketij spitali kane konstatuar se vajza kishte probleme shendetesore dhe nuk mund te lindte dot femije. Te ndodhur ne keto kushte vajza eshte shoqeruar per ne ambientet e Prokurorise per Krime te Renda ku eshte marr ne pyetje per dy ore.
Me pas eshte derguar drejt baneses se familjes Zaimi ku edhe eshte marr nen kujdesin e familjareve te saj dhe nje psikologe pasi gjendja psikologjike ishte teper e renduar.


Elvis Rroshi Ju kerkoj ndjese ishin oret me te veshtira te jetes sime

Kreu i bashkise se Kavajes Elvis Rroshi shperndau pasditen e se enjtes nje deklarate per publikun duke kerkuar ndjese per lajmin e tmerrshem qe erdhi si pasoje e deklarimeve te bashkeshortes se tij. Sipas Rroshit ai ndjen keqardhjen per angazhimin e shume aktoreve ne historine e nisur prej dites se djeshme dhe qe u cilesua nga mediat si ceshtja Griselda.


Me poshte deklarata e ndjeses se kreut te bashkise se Kavajes Elvis Rroshi


Ne emer te familjes time te babait nenes vellait motres dhe te afermve si edhe ne emrin tim personal i kerkoj ndjese opinionit publik per tmerrin e lajmit te djeshem qe sot rezultoi i pavertete.

U kerkoj ndjese bashkeqytetareve te mi kavajas qe ndane me mua dhe familjen oret e mia me te veshtira te jetes duke na ndenjur prane gjate kohes kur e verteta per ne ishte fare tjeter nga sa doli.

U kerkoj ndjese te vecante miqve te Partise Socialiste qe nuk u kursyen ne solidaritetin me familjen time.

Falenderoj prokurorine dhe mjeket e perfshire ne zbardhjen e ngjarjes. Ata bene gjithshka me shpejtesi profesionalizem dhe miresjellje njerezore. U kerkoj ndjese edhe atyre per gjithe ate stres.

Falenderoj edhe median per vemendjen e vecante. Kerkoj te na falin per mundimin e tyre dje te gjithe gazetaret e kameramanet qe qendruan me ore deri naten ne rrugen para shtepise.

do njeri mund ta kuptoje fare mire gjendjen shume te veshtire ku une vete ndodhem.

E vetmja gje qe premtoj me bindjen me te thelle eshte angazhimi im maksimal per tu sherbyer qytetareve kavajas dhe qytetit tim me te cilin ndjehem sot ne nje borxh edhe me te madh.

Edhe njehere ndjese te gjitheve.

Me respekt



Griselda Rroshi pranon Nuk isha shtatzene. Sajova gjithcka


Bashkeshortja e kryebashkiakut te Kavajes Griselda Roshi pranon se deshmia e saj per rrembim ka qene e rreme. Nje gje te tille ajo e ka pranuar par prokuroreve te Gjykates se Krimeve te Renda. 28-vjecarja e shoqeruar nga nje psikologe ka sqaruar ngjarjen e cila ne fakt si perfundim ka rezultuar se ka qene gjithcka e sajuar prej saj. Ajo ka sqaruar se nuk eshte rrembyer dhe se nuk ka qene asnjehere shtatzene.



Policia e Tiranes ne deklaraten e saj per shtyp ka zbardhur ate qe fillimisht u quajt pengmarrja e 27-vjecares Griselda Roshi. Sipas policise e cila ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda kishte ngritur dy grupe hetimore Griselda Roshi nuk ka qene asnjehere shtatzene.

Ne njoftimin per shtyp Policia e Tiranes ben te ditur se menjehere pas denoncimit te bere nga kunati i 28-vjecares ka filluar hetimet per rastin. Sipas policise Griselda pas ndarjes nga mikja e saj e cila ka deklaruar se Griselda dukej se ishte prane lindjes ka marre nje taksi. shte marre ne pyetje shoferi i taksise i cili ka deklaruar se me kerkese te saj e ka derguar ne hotel Broduej dhe ajo ne pamje te pare dukej shtatzene.

Policia ka marre ne pyetje punonjesit e hotelit te cilet kane deklaruar se ne momentin e regjistrimit ajo dukej shtatzene ne muajt e fundit. Sipas tyre ajo ka marre nje dhome dhe ka qendruar atje e vetme deri rreth ores 0130. Kur ka dale nga dhoma Griselda nuk dukej shtatzene dhe ka marre nje tjeter taksi e cila e ka cuar ne kliniken mjekesore IKEDA. Aty ajo eshte ankuar per te vjella dhe diarre dhe sipas deshmise se mjekut qe e ka trajtuar me serum ajo nuk ishte shtatzene. Pas mjekimit ajo ka marre serish nje taksi dhe eshte larguar nga klinika.

Policia per deklaraten e saj zyrtare eshte mbeshtetur edhe ne ekzaminimin qe iu be 27-vjecares nga Instituti i Mjekesise Ligjore sot paradite i cili ka dale ne perfundimin se Griselda Roshi nuk ka qene asnjehere shtatzene.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›