Kryeministri hungarez vizitë në Tiranë, takon Berishën

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë vizitës së tij kryeministri Orban do të takohet sot me kryeministrin Sali Berisha ku në orën 09:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e pritjes në ambjentet e kryeministrisë.
Më pas do të zhvillohet takimi tetë a tetë ndërmjet dy kryeministrave, i cili do të pasohet me një takim të të dy delegacioneve, shqiptar dhe hungarez.
Në orën 10:50 Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Orban do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp ndërsa më pas dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së Gurit të Paqes, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.