Kolegji zgjedhor shqyrton sot aktin për votat e gabuara

Kolegji zgjedhor do të shqyrtojë sot kërkesën e dytë ankimore të Partisë Socialiste, e cila kërkon shpalljen e pavleshme të procedurës dhe vendimit të KQZ, për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutit e gabuara.
Në këtë kërkesË sqarohet se katër anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të propozuar nga mazhoranca, propozuan një projekt vendim sipas të cilit fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara të konsiderohen të vlefshme.
Përfaqësues të selisë rozë dhe tre anëtarët e KQZ-së e kanë kundërshtuar propozimin duke deklaruar se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk kishte të drejtë të numëronte fletët dhe se mund ti hapte ato pas ankimimit të rezultateve zyrtare. Vendimi i sotëm pritet të vendosë pak a shumë fatin për drejtimin e Bashksië së Tiranës.