E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koleksioni i librave dhe gravurave per Ali Pashen

Koleksioni i pasur  i librave dhe gravurave  dedikuar figures së Ali Pash Tepelenës  bëhen publike për herë të parë në ditën ndërkombëtare të librit. Fondi i shkruar nga të huajt  që  disponon Biblioteka Kombëtare është mjaft i pasur, por 1/ 5 e tij ekspozohen  -për publikun e gjere në këtë ditë të shënuar.
Ekspozita nis me librin e diplomatit anglez Ëilliams Eton një ndër të parët që vizitoi dhe njohu nga afër Ali Pashen që në vitet e para të  ngritjes së tij në pushtet, për të vijuar  me autor të shumtë  të huaj ku Plasari kujton edhe  Bukvilin që nuk e deshi këtë figure.
 Këto botime shërbejnë për të  joshur publikun dhe pse jo  për të ngacmuar botime të reja rreth kësaj figure edhe pse ka 2 shekuj e gjysmë që flitet rreth tij.
Në çeljen e kësaj ekspozite mori pjesë edhe ministri i kulturës Visar Zhiti, i cili shkel për herë të parë  në Bibliotekën Kombëtare  që në marrjen e këtij posti   pikërisht  në festën e librit. Pasi  vizitoi nga afër  ekspozetë dhe gravurat e  prezantuara la edhe shënimin e tij në librin e përshtypjeve. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›