Nis gjyqi ndaj 3 gjobevenesve qe perdoren si karrem nenen e nje femije 3 vjece
Nëntorin e vitit të kaluar, policia arrestoi 24 vjeçarin Raviola Lila dhe tre bashkëpunëtorët e saj, Altin Dardha, Ervin Gjana dhe Rustem Koçi për akuzën e gjobëvënies ndaj biznesmenit me inicialet J.M. Këtij të fundit, të pandehurit I kanë kërkuar të paguaj shumën prej 10 milion lekëve të reja, kundrejt mos publikimit të lidhjes me vajzën 24-vjeçare.
Sipas prokurorisë, të pandehurit Dardha, Gjana dhe Koçi përdornin Lilën nënën e fëmijës 3 vjeç, për të joshur dhe futur në kurth biznesmenin J.M. Pas joshjes së biznesmenit, vajza është ftuar nga kallëzuesi në një hotel, ku aty ka takuar dy të pandehurit Gjana dhe Koçi të cilët e kërcënonin me jetë për të paguar shumën e prej 10 milion lekëve të reja.
Biznesmeni, pasi i ka premtuar pagesën dy të pandehurve që orientoheshin nga Dardha, është larguar dhe ka kallëzuar në polici gjobëvënësit, të cilët u arresuan.
Por në sallën e gjyqit avokati kërkoi që procesi gjyqësor të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi procesi është çështje familjare.
Me këtë kërkesë ishte dakord edhe prokurori i çështjes dhe më pas u pranua edhe nga Gjykata. Por, avokati Semani i kujtoj togave të zeza se klienti i tij nuk duhet të gjykohet për gjobëvënie, pasi kërkonte nga biznesmeni të paguante pensionin ushqimor për fëmijën e së motrës, të cilin e ka braktisur biznesmeni pas lindjes.