E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutimet për Kosovën në KS, Thaçi e Daçiç bashkë në mbledhje

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 21 gusht në New York, ku do të shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun për situatën në Kosovë, do të marrin pjesë kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreu i qeverisë serbe, Ivica Daçiç.
 

Sipas shkrimeve të medieve në Kosovë, transmeton Blic, pritet që sekretari Ban Ki-mun të “bëjë presion” ndaj autoriteteve në Prishtinë e Beograd për të dëshmuar më shumë konstruktivitet në tejkalimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tashti në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
 

Sipas gazetës Epoka e Re, në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrin pjesë kryeministri serb, por edhe shefi i ri i diplomacisë së Beogradit, Ivan Mërkiç, kurse nga pala kosovare aty do të jenë kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›