Kolera në Haiti, më shumë 3.300 të vdekur që nga tetori

Kolera në Haiti ka shkaktuar 3.333 viktima që nga fillimi i teorit kur shpërtheu epidemia.
Shfirat janë bërë publike nga ministria e Shëndetësisë në datën 26 dhjetor. Rastet e infektimit të regjistruara në vend kanë arritur në 149 mijë. Të dhënat e mëparshme, në 20 dhjetor flisnin për 2 mije e 90 viktima.
Zona e Artibonit ku shpërtheu epidemia mbetet me e goditura me 828 të vdekur. Në kryeqytetin Port au Prince janë regjistruar 281 viktima.