E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel bën thirrje për forcimin e euros

Kancelarja Angela Merkel ua ka kujtuar gjermanëve rëndësinë e valutës së euros për Gjermaninë dhe për Evropën e bashkuar.

Në mesazhin e saj për Vitin e Ri, Merkel i referohet krizës së borxheve në Greqi dhe në Irlandë duke thënë se “Evropa është ballafaqur me një sprovë të madhe në muajt e fundit” .

Kancelarja ka thënë se Evropa duhet të marrë veprime për të forcuar euron duke thënë se euro “është më shumë se një valutë”.

Ajo tha se Evropa e bashkuar garanton “paqe dhe liri”, ndërsa euro si simbol i unitetit evropian, formon bazën e prosperitetit të Gjermanisë.

Merkel po ashtu ka lavdëruar gjermanët për tejkalimin e krizës ekonimike, duke thënë se gjermanët janë shfaqur më të fortë.

Gjermania është kontribuesi më i madh i pakove të shpëtimit të dhëna për Greqinë dhe Irlandën dhe disa anketa sugjerojnë se entuziazmi gjerman për euron mund të venitet, me një përqindje domethënëse të gjermanëve që preferojnë kthimin e markës gjermane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›