E Diel, 1 Nëntor 2026

Policet spanjolle denohen per torturat ndaj aktivisteve te ETA

Madrid 31 dhjetor NOA - Kater pjesetare te policise spanjolle Guardia Civil jane denuar me heqje lirie prej dy deri ne kater vjet e gjysem per shkak te torturave te kryera ndaj aktivisteve te ETA-s.

Gjykata konsideroi se ka deshmi te mjaftueshme qe policet kane rrahur dy aktiviste te Organizates Ilegale Baske ETA i kane zhytur disa here ne nje lume dhe i kane kercenuar ata me vdekje.

11 nepunes te tjere jane liruar nga akuzat. Dy pjestaret e ETA-s ishin arrestuar ne vitin 2008 nen dyshimet per sulmin me bombe ne aeroportin e Madridit. Si pasoje e atentatit ne vitin 2006 jeten paten humbur dy njerez dhe ishin plagosur 41 te tjere.

NOA/DV

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›