Gummersbach shkelë Kastriotin

Kastrioti është eliminuar nga Cup Winners Cup (kupa e fituesve të kupave të Evropës), pasi u mposht bindshëm në të dyja ndeshjet e rrethit të tretë nga klubi gjerman, Gummersbach.
Në ndeshjen e dytë, e cila u zhvillua të shtunën mbrëma në Ferizaj, klubi kosovar pësoi debaklin e radhës, duke humbur në shtëpi 13:38. Nëse llogaritet rezultati i të dyja ndeshjeve, atëherë del se gjermanët fituan në përgjithësi 86:34.
Ndeshja nuk ishte e barabartë në asnjë çast. Gjermanët nga minuta e parë dominuan plotësisht, duke mos lejuar ferizajasit asnjëherë ta barazojnë së paku edhe rezultatin. Adhuruesit Ujqit, krijuan atmosferë të bukur së bashku me pjesëtarët e KFOR-it gjerman.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 7:18 në të mirë të mysafirëve. Në pjesën e dytë vazhdoi i njëjti ritëm i lojës. Angazhimi, shpejtësia e lojës, kundërsulmet dhe gjuajtjet e furishme, ishin arma kryesore e skuadrës Gummersbach.
Kryetrajneri i Gummersbachit, Sead Hasanefendiq, në pjesën e dytë inkuadroi edhe hendbollistët e përbërjes së dytë, sikurse edhe Fatmir Syla i Kastriotit, që iu dha rastin disa hendbollistëve të rinj.