Kolona të gjata edhe për Maqedoni

Kolona të gjata të automjeteve janë bërë sot në pikën kufitare mes Kosovës e Maqedonisë, në Han të Elezit.
Qytetarët po presin me orë për të kaluar kufirin, përderisa autoritetet në pikën e kalimit nuk japin arsyet e vonesës.
“Më se kemi informacione, është pala e Maqedonisë e cila nuk po punon si duhet për të evituar tollovitë”, ka thënë Bekimi, i cili që një orë ndodhet në mes të kolonës duke pritur kalimin e kufirit.
Ndryshe nga pikat kufitare me Serbinë e Shqipërinë, që janë të ngarkuara me trafik, me Maqedoninë deri tani nuk ka pasur fluks të automjeteve./Indeksonline/