E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kolonel Abazi: Pse Rusia dhe Irani nuk e ndihmuan Asadin?

Sulejman Abazi, ekspert sigurie kritikoi Rusinë dhe Iranin, si mbështetësit kryesorë të regjimit të rrëzuar të Bashar al-Asad, për rolet e tyre në luftë. Në emisionin “3D”, Abazi u shpreh se sipas tij, Rusia dhe Irani e braktisën Asadin kur ai nuk u shërbente më interesave të tyre.

Sipas tij,  në Siri është bërë pazari midis Rusisë dhe SHBA.

“Regjimet e tilla diktatoriale që kanë sunduar gjatë, kur ka ardhur momenti janë shkërmoqur në një kohë të shkurtër. Rasti i Sirisë është i veçantë që në një kohë të shkurtër, me një largim të qetë të diktatorit, Damasku ra. Nuk na bën përshtypje që ai zgjodhi të shkojë në Moskë, sepse nuk është as i pari as i fundit. Duke menduar që këta gjejnë strehë atje, ne mendojmë që nga një strehë e terroristëve ashtu siç ajo është në agresion me Ukrainën.

Momentalisht që po flasin, atje po luftohet. Duhet ta pranojmë që ata terroristë në 12 vjen të luftës civile aty kanë qenë. Kjo lëvizje e shpjetë duhet analizuar me gjakftohtësi. Në rastin e Rusisë kanë erën e doktrinës Trump, do të thotë që në Siri është bërë pazari midis Rusisë dhe SHBA. As Rusia nuk e ndihmoi Sirinë në këtë rast, as Irani jo. Irani nuk e ndihmoi pasi tentakulat ja preu fillimisht veprimi aktiv i Hamasit ndaj Izraelit”, tha Abazi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›