E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolonel Pasha Pakti detar jo ne Hage

TIRANE-Oponenti kryesor i marreveshjes antikushtetuese te percaktimit te kufirit detar me Greqine Prof.Dr.Asc Myslim Pasha ne nje interviste ekskluziveper Gazeta Shqiptare argumenton pse sipas tij eshte i pamundur ratifikimi i paktit detar te rrezuar nga Gjykata Kushtetuese.
Per profesor Pashen Tirana zyrtare duhet te refuzoje kerkesen e bere se fundmi nga pala greke per gjetjen e mundesive per ratifikimin e ketij pakti. Ai sugjeron vetem fillimin e negociatave per miratimin e nje marreveshjeje te re me palen greke duke ofruar dhe rrugen qe duhet ndjekur.

Dhe ne fakt Tirana zyrtare nuk do ta ankimoje ne Gjykaten Nderkombetare te Hages vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise per shpalljen nul te marreveshjes per Delimitimin e Hapesires Ujore me Greqine. Lajmi eshte konfirmuar dje per Gazeta Shqiptare nga burime zyrtare prane Ministrise se Puneve te Jashtme. Ky vendim i marre paraprakisht eshte lene qartesisht te kuptohet edhe nga zv/ministrja e Jashtme Edit Harxhi. Ne nje prononcim te saj te pak diteve me pare per nje te perditshme ajo deklaroi se ne nuk kemi asnje arsye ta cojme ceshtjen ne Gjykaten Nderkombetare. Nderkohe Athina zyrtare nepermjet zedhenesit te Ministrise se Puneve te Jashtme Grigori Delavekura i ka apeluar Shqiperise te shohe se si do te perfundojne procedurat e brendshme per ratifikimin e kesaj marreveshjeje ne driten e vendimit te marre nga Gjykata Kushtetuese.
Megjithate e vetmja rruge qe iu mbetet paleve duket se eshte fillimi i negociatave per nenshkrimin e nje pakti te ri per Delimitimin e Hapesires Ujore. Burimet zyrtare nga MPJ bene te ditur per Gazeten se ky pritet te jete edhe qendrimi qe pala shqiptare do ti paraqese zyrtarisht autoriteteve greke ne negociatat qe pritet te fillojne per kete ceshtje javen e ardhshme.

Gjykata Kushtetuese rrezoi ne daten 26 janar 2010 me votim unanim 9-0 Marreveshjen e percaktimit te kufirit detar me Greqine. Nente anetaret e Kushtetueses pranuan kerkesen prej 13 faqesh qe Partia Socialiste depozitoi ne daten 20 tetor 2009 prane ketij institucioni me objekt shqyrtimin e pajtueshmerise me ligjin themeltar te shtetit te paktit detar shqiptaro-grek. Nje nder arsyet me te forta qe detyruan gjykaten te merrte kete vendim ka qene fakti se anetaret e grupit negociator te pales shqiptare nuk e kishin marre lejen speciale nga Presidenti i Republikes per te negociuar me palen greke. Gazeta Shqiptare ka qene e para e perditshme ne vendin tone qe arriti te zbardhe qysh ne 28 prill 2009 dita e nenshkrimit te paktit nga Basha-Bakojanis faktin trondites qe fshihej ne marreveshjen shqiptaro-greke.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›