E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi me interes zero per ministrat

TIRANE-Qeveria merr vendim per dhenie me kredi me interes zero per ministrat politikanet dhe zyrtaret e larte duke i perfshire ne kategorine e personave qe jetojne ne kushtet jonormale te strehimit.E perditshmja Gazeta Shqiptare zbardh sotudhezimin nga ministrat e Transportit dhe te Financave Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode ne te cilin futen ne programin e kredive te lehtesuara te subvencionuara nga shteti zyrtare qe perfitojne sipas vendimit Nr.600 date 12.9.2007 Per trajtimin me strehim te nepunesve civile te administrates se larte shteterore dhe te funksionareve politike.
Sipas te perditshmes me udhezimin e ri dy ministrat perfshijne njeheresh zbatimin e dy vendimeve te tjera te tjera nr.600 date 12.9.2007 dhe nr.814 date 3.12.2004.
E perditshmja zbardh vendimin ku pervec lehtesisarave funksionaret e larte mund ta perfitojne edhe nese kane vetem 3 muaj pune pa nderprerje ne institucionin zyrtar.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›