E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon protesta ne Shkup Nuk regjistrohesh nuk ekziston. Opozita Procesi i manipuluar

14-11-2010 / Gazeta 55

Qindra shqiptare te Maqedonise protestuan sot para Parlamentit te Maqedonise kunder Ligjit per regjistrimin e popullsise ne Maqedoni i cili ka nxitur shqetesime nga opozita per mundesite e manipulimit te procesit te regjistrimit me popullsine dhe diasporen shqiptare. Protesta e mbajtur me moton Nuk regjistrohesh nuk ekziston zgjati rreth nje ore ndersa mbeshtetesit e protestes kerkuan qe te mos miratohet nje ligj i cili demton procesin e regjistrimit te shqiptareve ne Maqedoni. Kjo proteste u organizua nga Demokracia e Re ndersa gjeti perkrahjen e disa partive shqiptare jo parlamentare shoqatave joqeveritare brenda dhe jashte vendit si dhe qindra qytetareve shqiptar te Maqedonise. Lideri i Demokracise se Re Imer Selmani para mases se protestuesve apeloi tek partia shqiptare ne pushtet Bashkimi Demokratik per Integrim qe te mos votoj nje ligj te demshem per popullin shqiptar ne Maqedoni nje ligj per te cilin sic tha ai jane kunder edhe vet votuesit e subjektit politik pjesemarres ne qeverine Gruevski. Behuni te pakten nje here burra dhe mos votoni ashtu sic ju ka urdheruar Gruevski dhe Ahmeti. Votoni ashtu sic kerkon populli shqiptar elektorati i cili ju ka zgjedhur te beheni deputet theksoi Selmani. Ai kerkoi qe regjistrimi i popullsise te mos behet ne muajin prill por ne korrik.


Diaspora mbeshtet protestat e shqiptareve etnike ne Shkup Regjistrimi i popullsise i manipuluar


Organizatat Bashkesite Shqiptare ne Zvicer dhe me gjere perkrahin protesten e sotme kunder regjistrimit te popullsise dhe kunder manipulimit te pergatitur nga institucionet maqedonase. Ne nje komunikate te kesaj organizate theksohet se dhjetera aktiviste te Bashkesise Shqiptare ne Gjeneve dhe aktiviste te shoqatave te ndryshme mbreme diskutuan dhe perkrahen protesten duke ftuar qe te gjithe shqiptaret te mbeshtesin ate ne menyre masovike. Nje nga veprimtaret Alistar Ramadani theksoi se me keto protesta duhet ti dergohet mesazh te qarte pushtetmbajtesve se cdo regjistrim qe do te organizohet ne muajin prill 2011 nuk do te njihet nga mergimtaret shqiptare ne Zvicer. Nuk pranojme shantazhe nuk pranojme padrejtesi duam korrektesi te regjistrimit dhe zhvillim te tij ne muajin korrik kur mergimtaret shqiptare jane ne vendlindje cdo organizimi i regjistrimit jashte ketij muaji mergimtaret shqiptare ne Zvicer do ta shpallin te pa vlefshem thuhet ne komunikaten e dhene per mbeshtetjen e protestes qe organizohet neser para Parlamentit te Maqedonise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›