E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolonje asgjesohen 400 rrenje kanabis sativa

Policia e Korçës ka zbuluar dhe asgjësuar gjatë një operacioni rreth 400 rrënjë kanabis sativa. Në pranga kanë rënë kultivuesit e saj, Seli Dajo dhe Oliger Shehu. Lënda narkotike ishte mbjellë në tre parcela në vendin e quajtur përroi i Stumjes,1 km larg aksit nacional Ersekë- Leskovik.

Forcat e policise ndërhynë kur dy poseduesit kishin shkuar për të ujitur parcelat, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër. Të favorizuar nga errësira dhe terreni i thyer ata kanë mundur të largohen per disa minuta nga vendi i ngjarjes. Por policia është vënë në ndjekje dhe i ka prangosur në një postobllok në afërsi të Ersekës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›