Filozofia "ringjallet" tek Akademia e Platonit
Në vendin ku para 2 400 vjetësh dha mësim filozofi i Antikitetit, Platoni, më shumë se 2000 filozofë nga 105 vende të botës, përfshirë Jurgen Hambermas e Umberto Eco, paraqitën tezat e tyre mbi temën “Filozofia si një hulumtim mbi mënyrën e jetesës”.
Zona arkeologjike e Akademisë së Platonit ishte mbushur me njerëz që iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 23-të botëror të Filozofisë, që për herë të parë mbahet në Greqi.
Objektivi i konferencës ka për qëllim të shqyrtojë traditat filozofike të rajoneve të ndryshme të botës, të reflektojë mbi misionin e filozofisë në kohën moderne dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e të menduarit filozofik në diskursin politik mbi cështjet globale.
Kongresi i 23-të i Filozofisë fton në diskutim për natyrën, mbi rolin dhe përgjegjësinë e filozofisë sot, dhe tërheq vëmendjen për problemet, konfliktet, pabarazitë dhe padrejtësitë që lidhen me zhvillimin e qytetërimit.
“Kjo konferencë hap një dritare mbi njerëzimin, që vjen të qëndrojë në jetën tonë, sidomos në këtë kohë të vështirë" tha Konstantinos Vuduris, profesor i Filozofisë në Universitetin e Athinës dhe kryetar i Komitetit Organizativ të konferencës.
“Në hapësirën e Akademisë së Platonit nuk mund veç të ndjesh përgjëratë për filozofët që mijëra vjet më parë ia kushtuan jetën e tyre hulumtimit, duke në lënë trashëgim veprën e tyre të madhërishme”, theksoi profesori i Universitetit të San Diegos, Georgios Anagnostopulos.
"Mirë se vini në vendin ku mësoi Platoni dhe Aristoteli, në vendin e Heraklitit dhe Pitagorës", iu drejtua të pranishmëve Ministri i Kulturës, Panos Panajotopulos në fjalën e tij përshëndetëse.
Përshëndetjet u pasuan nga një koncert me vepra nga Kerubini, Beethoven, Skalkotas Haxidakis, Kalkani dhe Gluk.
(Balkanweb)