E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi, rebelët e FARK lirojnë dy pengje

Rebelët e FARK në Kolumbi kanë liruar edhe dy pengje, lirimi i të cilëve ishte lajmëruar që më parë.
 

Komuniteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se Majori i Policisë Guillermo Solorzano dhe pjestari i Ushtrisë Kolumbiane, Salin Sanmiguel, u liruan gjatë ditës së djeshme.
 

Solorzano u kap nga rebelët në Qershor të vitit 1007, ndërsa Sanmiguel një vit më vonë.
 

Rebelët e FARK kanë liruar edhe disa pengje të tjera gjatë ditëve të fundit.
 

FARK eshte luftë me qeverinë Kolumbiane që nga vitet 60.
 

Grupi Rebel konsiderohet si Organizatë Terroriste nga Kolumbia, SHBA dhe Bashkimi Europian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›