Për inat të Bondit, krijoi Indiana Jonesin

Ndoshta tingëllon e pamundur, por Steven Spielberg një herë kishte marrë një ‘Jo’ edhe atë madje kur ka shprehur dëshirën që të bënte regjinë e ndonjërit prej filmave të franshizës së James Bond.
Siç ka thënë së fundi në një intervistë për të përditshmen britanike "Daily Mail", regjisori i famshëm në një moment iu drejtua producentëve të "James Bond", me qëllimin që të bënte regjinë e ndonjërit prej filmave, por ata e kishin refuzuar.
"Kur më thanë "Jo" më as që i kam pyetur sërish, por kam xhiruar serialin për Indiana Jones,” tha regjisori, dhe pasi kjo i solli Spielbergut miliona dollarë, duket se ishte një çmim i madh ngushëllues.
Ndërsa sa i përket vazhdimit më të fundit mbi agjentin sekret 007, “Skyfall” regjisori 65-vjeçar deklaroi shkurtimisht se e kishte parë një herë, por për të dhënë një vlerësim duhet ta shikonte sërish: "Unë e kam parë atë një herë ndërsa duhet ta shoh edhe një herë tjetër për të dhënë një vlerësim".