E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për Ministrinë e re, së shpejti

Në kuadër të angazhimeve dhe përgjegjësive që ka Kosova në procesin e integrimit europian, përfaqësuesit e ekzekutivit kosovar thonë se së shpejti pritet të publikohet vendimi për krijimin e Ministrisë për Integrime Europiane.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për Radion Europa e Lirë se në vitin 2010 ministria e re pritet të nisë punën.

Kryeministri, në shenjë të angazhimeve për fushën e integrimeve evropiane, ka vendosur që të themelohet një ministri për integrime europiane. Mendojmë se atë vendim do ta marrë sa më shpejt që është e mundur, në kohën e duhur dhe duke dashur që të koncentrohen punët për integrime evropiane në një vend, por natyrisht edhe të koordinohen nga një vend, ka thënë ai.

Për liberalizimin e vizave dhe për integrim në Bashkimin Europian, Kuçi theksoi nevojën e një përkushtimi më të madh të institucioneve të vendit. Ai shprehu bindjen se me krijimin e Ministrisë për Integrime do të lehtësohet edhe rruga drejt BEsë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›