E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kom. i Ligjeve miraton amendamentet e PD-së


Komisioni i Ligjeve miraton 3 nene të propozuara në nismat e PS, së bashku me ndryshimet e propozuara nga PD për hetimin e zgjedhjeve parlamentare.

Deputetët e maxhorancës kanë miratuar Nenin 1 të propozuar nga PS-ja se bashku me ndryshimin e propozuar nga PD. Po ashtu është miratuar edhe Neni 2, që Komisioni hetimor do të zgjasë 3 muaj nga 24 muaj që kishte propozuar PS-ja.

Mësohet se është rrëzuar Neni 3 i PS-së, i cili kërkonte shumicë në komisione edhe për hetime të tjera, ndërkohë që Partia Demokratike ka propozuar që opozita të ketë shumicën në komision vetëm për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.

Vendimi është marrë pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët braktisën mbledhjen pasi demokratët paraqitën amendamente në disa nene të nismave të PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›