BE bie dakort për të ndihmuar Greqinë
Ministrat e financave nga Bashkimi Evropian kanë rënë dakort që të ndihmojnë Greqinë në kuadër të betejës së saj për të kontrolluar financat e veta.
Pas një takimi në Bruksel ata nuk dhanë shumë hollësi rreth mënyrës se si do të ndihmojnë Greqine por përjashtuan variantin e garancisë për huamarrje.
Për javë të tëra tregjet financiare dhe kreditore po prisnin ndonjë përgjigje nëse do të vinte mbështetja e premtuar e BE-së për Greqinë.
Tani përgjigjja ka ardhur por e pjesëshme.
Pas katër-orësh takimi ministrat e financave të 16 vendeve që ndajnë monedhën euro njoftuan se kishin rënë dakord rreth mjeteve me të cilat vendet që kanë miratuar monedhën e përbashkët evropiane do të koordinojnë ndihmën për Greqi - nëqoftëse ajo dëshmohet si e domosdoshme.
Udhëheqësi i Eurozones, zyrtari i Luksemburgut, Zhan Klod Junker tha se plani ishte që të mbushen zbrazëtirat financiare që mund të shfaqen në betejën e Greqisë për të kontrolluar financat e saj.
Krerët e BE do të vendosin për detaje të e kesaj pakete financiare të shpëtimit gjatë një takimi më 25 dhe 26 të këtij muaji.