Rama: Të tërhiqet projektligji për SHISH

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i kërkon kreut të qeverisë Sali Berisha të japë shpjegime për shpërfilljen, sipas tij, ndaj deklaratës së ambasadorit Withers për SHISH,dhe njëherësh tërheqjen e projektligjit për Shërbimin Informativ.
Kreu i PS-së Rama në një konferencë për shtyp tha se PS-ja prej tre ditësh ka pritur reagimin e kreut të qeverisë Berisha pas deklaratës së ambasadorit amerikan John Withers. "Por Berisha jo vetëm nuk ka reaguar, por është mjaftuar me nxjerrjen e një zëdhënëseje që sipas saj, ligji i SHISH ishte sipas standardeve të NATO-s e BE-së", tha Rama. Sipas tij, ky qendrim dëmton raportet me SHBA-në.
" Ndaj sot kërkojmë shpjegime nga kryeministri Berisha për shpërfilljen ndaj deklaratës së ambasadorit Withers, bashkë me lajmërimin e tërheqjes së projektligjit për SHISH", theksoi Rama.