Komandanti i ri i KFOR-it ne Tirane

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ka pritur në një takim të veçantë komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Volker Halbauer, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë në krye të një delegacioni të Forcës së Kosovës COMKFOR. Ministri Imami, pasi i ka uruar gjeneralmajor Volker Halbauer mirëseardhjen në Tiranë dhe për detyrën e re si komandant i KFOR-it, është ndalur në situatën në Kosovë. Imami nënvizoi punën që është bërë dhe bëhet për të shëruar plagët e të kaluarës dhe për të ndërtuar të ardhmen për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjeneralmajor Volker Halbauer falënderoi ministrin e Mbrojtjes Imami për pritjen që rezervoi dhe për mundësinë për të vizituar këtë vendin tone.