Berisha-opozites Ju pres deri me 20 nentor. Topalli Integrimi ne doren tuaj

Pas apelit të ndërkombëtareve për të votuar tre ligjet kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat, deputetët iu drejtuan parlamentit shqiptar.
Ajo çfarë socialistët kishin paralajmëruar një ditë më parë ndodhi, tre projekt ligjet u refuzuan nga opozita.
Përfaqësuesi i zërit të socialistëve në parlament Gramoz Ruci pasi argumentoi pretendimet se çështja e Fierit nuk është lokale por madhore sepse ka të bëjë me zbatimin e ligjit sipas tij, shprehu votën kundër të opozitës deri në arritjen e një marrëveshje.
Kreu i qeverisë Sali Berisha i cili prej disa ditësh i ka bërë thirrje që të votojnë integrimin e Shqipërisë, u bëri socialistëve një propozim të fundit.
Nëse do të merret parasysh ky propozim nga socialistët, mbetet për tu parë në ditët në vijim. Gongu që paralajmëroi mbylljen e seancës, njoftoi të gjithë shqiptarët se ende mbetet në pikëpyetje mundësia për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin europian.
Diskutimi në seancë
Edhe në seancën plenare të Kuvendit, kryeministri Berisha ka përsëritur apelin drejtuar opozitës për të votuar 3 ligjet e detyrueshme të integrimit. Ai akuzoi ligjvënësit socialistë se nuk e duan mocionin ndaj kërkojnë të bllokojnë ligje, duke i dhënë si afat përfundimtar datën 20 nëntor për gjetjen e një konsensusi.
“Ju nuk jeni koperativistë, por njerëz me përgjegjësi të larta para njerëzve që ju kanë zgjedhur. Propozimi im është ky, nga sot deri më datë 20 jam i gatshëm të mbledhim parlamentin në çdo ditë për të votuar ato ligje. Që t’i cojmë Brukselit mesazhin që presin. Si mund ta kuptojnë atje në Bruksel këtë bllokim, atje kuptohet si papërgjegjshmëri. Ju nuk më dëmtoni dot mua, më dëmtoni aq sa më dëmtuat për zgjedhjet lokale. Mua më duket solidariteti juaj për vendin”, theksoi Berisha.
Kryeministri theksoi se shqiptarët presin që t’u jepet përgjigje 3 ligjeve që nga gjysma e dytë e muajit shtator për t’u votuar.
“Zonja dhe zotërinj këto janë ligjet,por këto ligje krahas rëndësisë që kanë për fushën ku ato veprojnë marrin një rëndësi universale të jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me projektin, ëndrrën e çdo qytetari shqiptar, çdo fëmije, çdo shkollari, çdo studenti e studenteje, burri, gruaje, me atë projekt që shqiptarët e mbështesin në 94%, me atë projekt që përbën shtyllën kryesore për betimin solemn të të gjitha forcave politike, të programeve të forcave politike, me të cilin kanë hapur e mbyllur fushatat elektorale, për të bërë gjithçka për të bërë realitet këtë ëndërr të tyrefisnike. Shqiptarët kudo ndodhen e kanë mendjen tek kjo sallë”- tha kryeministri.
Sipas Berishës deklaratat e kreut të opozitës se nuk do t`i votojë pa u zgjidhur më parë çështja e Fierit është një pretekst, që bie ndesh me interesin e shqiptarëve.
“Unë e kuptoj që në politikë mund të krijohen e përdoren pretekste, po pretekste për të dënuar çdo qytetar shqiptar, ëndrrën e tyre janë pretekste që bien ndesh me interesin e çdo qytetari dhe kombit në tërësi. Merr një peshë të veçantë kur kjo ndodh në 100 vjetorin e këtij vendi”-vijoi më tej ai.
Shefi i qeverisë deklaroi se ligji për Gjykatën e Lartë, për shërbimin civil si dhe akti për rregulloren e Kuvendit mishërojnë standardet ndërkombëtare. Sipas Berishës edhe debati për fjalën e kryeministrit dhe kreut të opozitës në Kuvend ka gjetur zgjidhjen e duhur pasi këtij të fundit i ofrohen 10 minuta të plota.
Topalli: I pajustifikueshëm mosvotimi i 3 ligjeve
Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli i ka bërë thirrje opozitës që të votojë 3 ligjet detyrueshme për integrimin. Në seancën e sotme plenare Topalli u bëri apel deputetëve të PS-së se integrimi varet nga vota e tyre.
“Do ishte njollë e madhe, ndaj ju ftoj të votojmë ligjet e integrimit, sikur të kishim votat nuk do ju lutesha, pa votat tuaja nuk plotësohen kushtet. Është në dorën tuaj dhe do ishte e pajustifikueshme kur PE diskuton për ne, ne mos të votojmë ligjet”- tha Topalli.
Komisioni Europian rekomandoi më datën 10 tetor që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, por me kushtet që të shënohet progres në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe në reformën parlamentare, duke kërkuar njëkohësisht edhe një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.