E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti-Avramopulos Te avancojme zgjidhjen e ceshtjeve ne interes te qytetareve

Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos do të jetë së shpejti në një vizitë zyrtare në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit. Kjo është konfirmuar gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti.
Por biseda e tyre është përqendruar më shumë në çështjet që i përkasin të dyja vendeve. Ministri Panariti së bashku me homologun e tij kanë rënë dakord për te avancuar ne zgjidhjen e çështjeve në interes të qytetarëve. Gjithashtu gjatë kësaj bisede telefonike është theksuar fakti se tonet nacionaliste nuk i shërbejnë frymës së mirëkuptimit mes dy popujve dhe duhet kontribut i të dy vendeve në uljen e tensioneve të panevojshme. Por në bisedën telefonike është lënë që së shpejti mes të dy homologëve, atij grek dhe atij shqiptar të zhvillohet një takim i përbashkët ndërministror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›