Komandot në Afganistan, dy muaj pa paga
TIRANE-Forcat speciale të kontingjentit paqeruajtës “Eagle-1”, që përfunduan misionin ushtarak në Afganistan akoma nuk i kanë marrë pagat edhe pse janë kthyer nga Kandahari qysh në datën 8 shkurt. Lajmi është konfirmuar dje zyrtarisht për “Gazeta Shqiptare” nga vetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Maksim Malaj. “Është e vërtetë se efektivat që sapo u kthyen nga misioni në Afganistan nuk janë paguar ende. Por më lejoni t’ju bëj të ditur se procedurat për pagesat janë gati dhe gjithçka ka ngelur peng i degës së thesarit”, - konfirmoi gjeneral Malaj.
I pyetur nga Gazeta Shqiptare se kur pritet të kryhen këto pagesa, ai sqaroi se “bëhet fjalë për çështje javësh”, pa dhënë kësisoj një datë konkrete.
Kontingjenti paqeruajtës “Eagle-1”, përbëhej nga 44 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë, efektivë të Batalionit Special të Forcave Tokësore, të cilët për të parë u angazhuan në operacione luftarake në terren përkrah forcave amerikane. Secili prej tyre, në bazë të VKM-së përfiton konkretisht një pagë mujore prej 360 mijë lekësh.
Ky kontingjent u nis nga Shqipëria në datën 29 korrik 2010 dhe u rikthye në atdhe në datën 8 shkurt. Pra, misioni i këtyre efektivave ka qenë 6-mujor. Me një aritmetikë të thjeshtë qeveria i detyrohet secilit prej 44 forcave speciale që janë kthyer nga Afganistani, shumën totale prej 2.160.000 milionë lekësh.
(d.b/GSH/BalkanWeb)