E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Politika bllokuese e rrugës së vetme, po bojkoton dhe median e lirë

16-04-2011 / Gazeta 55

Kandidati socialist për bashkinë e Pogradecit, Artan Shkëmbi, braktis studion televizive të ORA NEWS në shenjë proteste

Braktisja e studios televizive ORA NEËS, vetëm pak orë më parë, nga ana e kandidatit të rrugës së vetme është në fakt një shprehje nervoze dhe njëkohësisht e sinqerte e strategjisë së Rrugës së vetme për të mos komunikuar me qytetarët, pa lere pastaj me kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”.
Ka një braktisje të dukshme të debatit politik në media nga ana e Kandidatëve të rrugës së vetme. Kjo braktisje tregon në fakt se ata nuk kanë hyre në zgjedhje si alternativë konkurruese, por si forcë bllokuese dhe dëmtuese të procesit të zgjedhjeve.
E kuptojmë zotin Shkëmbi në Pogradec se nuk ka c’tu thotë qytetarëve të Pogradecit për lejet e ndërtimit që ka dhënë në favor të shokëve të rrugës së vetme në Tiranë. Ashtu siç kuptojmë qartësisht të gjithë shokët e tij në të gjithë vendin që nuk kanë asnjë alternativë, projekt apo ide për të konkurruar në këto zgjedhje.
E kuptojmë gjithashtu, Ramën, Shkëmbin dhe gjithë rrugëtarët e vetëm se i urrejnë në kulm qytetarët shqiptar që po i braktisin çdo ditë, por i ftojmë ata të qetësohen dhe të kenë kurajon t’i informojnë ato sipas ligjit.
Por nuk mirëkuptojmë as Shkëmbin e as guralecët e rrugës së vetme , teksa përpiqen të vënë në vështirësi organizative median e lirë që po pasqyron këtë fushatë jo pa vështirësi.  Qëllimi i tyre është i qartë, mbyllja e gojës së medias duke u fshehur pas parimit të balancës politike. Kështu e koncepton rolin e medias rruga e vetme.
Njëkohësisht LSI e angazhuar në “Aleancën për Qytetarin”, do të vazhdojë komunikimin me qytetaret dhe është e gatshme të debatojë me cilindo kandidat me projekte konkrete. Në do të vazhdojmë komunikimin tonë sepse në demokraci ka një rrugë të vetme dhe ky është debate dhe komunikimi. Heshtja, dhe braktisja janë sindroma diktaturash prej të cilave shqiptarët janë ndare 20 vite më pare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›