Prokuroria: Riktheni në burg Delijorgjin e Pinarin
TIRANE-Biznesmeni Mihal Delijorgji i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit prej javësh “shijon” lirinë edhe pse brenda katër mureve të shtëpisë së tij. Ndërsa gjykata e Tiranës vendosi t’i “dhurojë” lirinë bosit të “Albademil” dhe dy të akuzuarve të tjerë, Ylli Pinarit, ish-kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeçit, mbikëqyrës i MEICOS në Gërdec, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, vjen dhe kundërpërgjigja e prokurorisë, e cila për asnjë moment nuk ka qenë dakord për lirimin e tyre.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se organi i akuzës i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për prishjen e dy vendimeve, të gjykatës së Tiranës dhe asaj të Apelit dhe kërkon rikthimin në qeli të tre të dyshuarve si përgjegjës për tragjedinë e rëndë të 15 marsit 2008 në Gërdec.
Një gjë e tilla ka pak gjasa të ndodhë, pasi lirimi i të pandehurve, u bë vetëm pasi një kolegj penal i gjykatës së Lartë liroi më herët, ish-drejtorin e fabrikës së demontimit, Dritan Minxolli.
Vendimi për lirimin e të akuzuarve nuk u prit mirë në opinion, madje u përdor edhe për argument për sulmet që forcat politike bëjnë ndaj njëra-tjetrës. Pavarësisht faktit se tre të pandehurit ndodhen në liri, ndaj tyre vazhdon procesi gjyqësor në gjykatën e Tiranës, po dita ditës po hidhet dritë mbi shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit në Gërdec, ku si pasojë humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)