E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandot turke vrasin rrëmbyesin e një trageti

Lajmi bëhet i ditur nga mediet vendase, të cilat citojnë guvernatorin e Stambollit, Husein Avni Mutlu, i cili tha sot se ekuipazhi dhe udhëtarët shpëtuan pa u dëmtuar dhe se identiteti i rrëmbyesit mbetet për t'u përcaktuar.

Tragetit “Kartepe” kishte 18 udhëtarë në bord, mes tyre edhe pesë gra. Në bord ishin edhe katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy praktikantë. Tragetit iu mbarua karburanti pas largimit nga qyteti Izmit dhe u ankorua në Detin Marmara, ku thuhet se komandot e sulmuan atë.

Media turke njoftoi se trageti po udhëtonte mes qyteteve Izmit dhe Golcuk në provincën Kocaeli dje në mbrëmje, kur rrëmbyesi e mori atë nën kontroll./Start/

                                                                                             2011-11-12 09:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›