Kombetarja De Biazi shpjegon zgjedhjet dhe perse la jashte Bakajn e Hyken

Minutat e pakta, dëmtimet, por edhe niveli i lojës në krahasim me të tjerët kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë Xhani De Biazin të mos thërrasë disa futbollistë të kombëtares.
Jahmir Hyka, Elis Bakaj apo Kristi Vangjeli janë disa prej lojtarëve të lënë jashtë listës së Norvegjisë nga trajneri i kombëtares për takimin eleminator të radhës në Botëror.
De Biazi deklaron se i ka vëzhguar. Hyka ka nisur të luajë së fundmi tek Lucerna dhe Bakaj është kthyer nga dëmtimi. Në mesfushë janë afruar ndërkaq emra të tjerë, për momentin Gjasula, Abrashi dhe Vullnet Basha janë lojtarët e radhës, pas Migjen Bashës dhe Valdet Ramës, i cili ndaj norvegjezëve nuk luan dot.
Po ashtu, edhe Emiliano Vila i Janinës mbetet alternativë.
Më mbrojtje, trajneri beson më shumë tek alternativa e Renato Arapit të Skënderbeut sesa ajo e Kristi Vangjelit të Çornomorecit. Sipas italianit, Arapi ka më shumë forcë fizike dhe garanton më mirë daljet në sulm.
Për Kapllanin dhe Sukajn nuk kanë bërë punë deri tani golat, pasi De Biazi nuk e ndryshon sulmin.
Veterani Bogdani, Edgar Çani dhe Hamdi Salihi janë zgjedhjet e para, ndonëse ka ardhur edhe Llullaku.