Kombetarja Duka i ka ofruar rinovim De Biazit
Federata Shqiptare e Futbollit i ka ofruar rinovim trajnerit të kombëtares Xhani De Biazi.
Vetë italiani thotë se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Armand Duka, i cili e ka ftuar për t’u ulur në bisedime.
De Biazi ka vendosur që kjo gjë të ndodhë në gusht, përpara miqësores ndaj Armenisë.
Besohet se palët mund të bien dakord mbi bazën e një rritjeje rroge të trajnerit dhe stafit të tij, por nuk mendohet të jetë një rritje tepër e madhe.
Pagesa e italianit besohet se është rreth 200 mijë euro në një sezon.
Kombëtarja nën drejtimin e De Biazit është e dyta në grupin eleminator të botërorit me 10 pikë pas 6 ndeshjesh.
De Biazi është shprehur se do të donte të vazhdonte deri në 2016 pasi mendon se ky ekip ka më shumë shanse të shkojë në Europianin e ardhshëm sesa në Botëror.
Ndërkaq, lojtari kuqezi Valdet Rama do të vazhdojë të jetë tek Vajadolidi në Spanjë.
Mesfushori ka lajmëruar se ka zgjatur kontratën me 1 vit, pra deri në vitin 2014.
Ai erdhi në Vajadolid në janar të këtij viti, pasi u largua nga klubi sudez i Orebros.