Laci sot ne Luksemburg
Laçi do të synojë sot përmbysjen dhe kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Europës në fushën e Diferdanzhit në Luksemburg.
Ndeshja do të luhet në orën 19:30 në “Stad Park dë Sports” të qytetit me të njëjtin emër.
Përballja e parë, luajtur në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës u humb 0-1, ndërsa një tjetër lajm është se trajneri Nica do të jetë në drejtim të ekipit, edhe pse shpalli dorëheqjen një javë më parë.
Mungesa e vetme në ekip është ajo e mbrojtësit të majtë, Emiliano Çela, për arsye shëndetësore.
Dy skuadrat e tjera shqiptare në Ligën e Europës luajnë të enjten.
Teuta është nisur sot për në Moldovë ku do të luajë më 11 korrik në fushën e Daçias së Çisinaut në orën 19:15. Durrsakët kanë fituar 3-1 ndeshjen ep arë.
Ndërkaq, Kukësi pret Florën e Talinit po të enjten pas barazimit 1-1 në takimin e parë në Estoni. Ndeshja nis në orën 19:30 në “Qemal Stafa”.