Kombetarja U-19 gati per eliminatoret Europianit

Tri jave pergatitje intensive ne Oher te Maqedonise dhe dy miqesoret e fituara ndaj Pogradecit dhe Tetoves garanci per nje perfaqesim dinjitoz ne ballafaqimet e Belgjikes. Nga data 8 deri me 13 tetor ekipi kombetar i Shqiperise per U-19 do te jete pjesemarres ne ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europian qe do te zhvillohen ne Belgjike. Ne grupin ku luan Shqiperia bejne pjese edhe ekipet e Anglise Belgjikes dhe Qipros.
Ne pritje te pjesemarrjes ne kete aktivitet te rendesishem nderkombetar Federata Shqiptare e Futbollit beri te mundur grumbullimin e perfaqesueses sone U-19 ne Oher te Maqedonise ku nen drejtimin e trajnerit Ramadan Shehu dhe kolegeve te tij zhvilloi nje pergatitje teper intensive. Krahas seancave stervitore ku ne me te shumten e rasteve kane qene nga dy here ne dite si dhe ndeshjeve te kontrollit brenda vetes kombetarja U-19 pati mundesine te zhvilloje edhe dy ndeshje miqesore te cilat i sherbyen asaj per nje kolaudim te funksionimit te reparteve te saj. Takimi i pare i luajtur ne Pogradec perballe skuadres vendase te kategorise se pare eshte fituar me rezultatin 3 me 2 nga kombetarja shqiptare ku autore te golave per kuqezinjte tane kane qene Shkurtaj Imami dhe Tirana.
Formacioni i pare i kuqezinjve 19 vjecare shqiptare ne kete ndeshje ka qene ky Mario Mema Klejdi Branica Hamel Hoxha Antonio Marku Klajdi Ruci Jurgen Kulli Ledion Muca Florind Bardulla Eni Imami Albi Kuci Vasil Shkurtaj. Trajner Ramadan Shehu. Gjate ndeshjes per Shqiperine U-19-te jane aktivizuar edhe Francesko Tirana Mateo Qendro Gers Delia Alfred Deliadhisi Francesko Jazexhiu.
Nderkohe takimin e dyte miqesore kuqezinjte shqiptare te moshes 19 vjecare e kane luajtur ne Tetove te Maqedonise perballe nje seleksioni te futbollisteve shqiptare U-21 qe aktivizohen ne Maqedoni. Per te pasur nje ambientim sa me te mire me ndeshjet zyrtare qe do te luhen nga data 8 deri me 13 tetor ne Belgjike trajneri i Shqiperise Ramadan Shehu ka preferuar qe takimi me tetovaret te luhej nen shoqerine e prozhektoreve. Permes nje interesimi shume te madhe nga ana e tifozerise vendase kombetarja e Shqiperise U-19 ka prezantuar ne fushen e lojes nje nivel te kenaqshem cilesor gje per te cilen ka marre duartrokitje te shumta nga publiku vendas.
Ne perfundim fitorja i ka buzeqeshur 19 vjecareve te Shqiperise me gol te shenuar ne minuten e 25 nga talenti Vasil Shkurtaj qe luan me sukses ne kampionatin grek pas nje aksioni individual model te ndermarre prej tij. Tekniku Ramadan Shehu aktivizoi ne kete ndeshje nga minuta e pare kete formacion Kushtrim Abdullai Klejdi Branica Hamel Hoxha Antonio Marku Klajdi Ruci Emiliano Musta Ledion Muca Florind Bardulla Eni Imami Albi Kuci Vasil Shkurtaj. Trajner Ramadan Shehu. Si zevendesues u aktivizuan Jurgen Kulli Francesko Tirana Gers Delia Alfred Deliadhisi Francesko Jazexhiu Mateo Qendro.
Ne fillim javes skuadra kombetare U-19 pritet te mberrije ne Tirane per te kryer procedurat e marrjes me vize prane ambasades belge dhe me pas te udhetuar drejt Belgjikes ku e presin tre ndeshje shume te rendesishme fillimisht me Angline me pas me Belgjiken dhe per ta mbyllur me Qipron. Kujtojme se pak dite me pare kombetarja U-17 me trajner Ardian Mema mbylli konkurrimin e saj ne eliminatoret e europianit duke luajtur ne Malte me nje barazim 1 me 1 te arritur ndaj Maltes me gol te shenuar nga Arben Muskaj nderkohe qe dy ndeshjet e meparshme I pati humbur me te njejtin rezultat 0 me 2 fillimisht ndaj Norvegjise dhe me pas ndaj Irlandes se Veriut.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 04 Tetor 2010