E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja e Shqiperise prane nje tjeter rekordi

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të njohë një ngjitje të re në renditjen botërore të FIFA-s për muajin gusht.
Sipas përllogaritjeve, skuadra e trajnerit Xhani De Biazi do të ngjitet në vendin e 35-të, duke kapërcyer dy vende në klasifikimin e përgjithshëm.
Kjo do të thotë një tjetër rekord për kombëtaren kuqezi dhe nxitja vjen nga barazimi i fundit 1-1 me Norvegjinë në Tiranë.
Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e 37-të, por nëse do të ishte fituar në ndeshjen e fundit, skuadra do të ishte ndoshta në vendin e 30-të.
Përfaqësuesja kuqezi ka një tjetër mundësi të tentojë tjetër ngjitje në muajt në vijim.
E rëndësishme për këtë do të jetë miqësorja e gushtit kundër Armenisë. Në rast të një rezultati pozitiv mund të kemi ngjitje tjetër për renditjen e FIFA-s në muajin shtator.
Megjithatë, rëndësi kryesore kanë ndeshjet eleminatore për kampionatin botëror, për të cilat Shqipëria do të luajë më 6 shtator në fushën e Sllovenisë dhe më pas më 10 shtator, në tranfertën e vështirë kundër rivalëve të drejtpërdrejt të Islandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›