E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: David Villa te Atletico Madrid

Më në fund qështja David Villa merr fund, ai tashmë si duket definitivisht po ndërron ambient. Këtë e konfirmoi edhe Barcelona duke cekur se ka arritur marrëveshje me Atletico madridin për shitjen e sulmuesit spanjoll, David Villa.

Atletico Madridi ka kohë që ka qenë në kërkim të një zëvëndësuesi për Radamel Falcaon, i cili nënshkroi një marrëveshje multi-milionëshe me Monacon. Tottenhami ishte favorit për transferimin e David Villas, por si duket Atletico Madridi ka bërë një ofertë më joshëse për Barcelonën.

Shuma e arritur në mes të dy klubeve është vlera prejj 5 milion eurosh, me dy shtesa prej 2.6 milionë eurosh që duhet të paguhen nga Atletico në rast se ai qëndron edhe dy sezonet tjera 2014/2015 dhe 2015/2016./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›