Champions League Skenderbeu rrezikon te mos luaje ne Korce
Skënderbeu me shumë gjasa nuk do të luajë në Korçë ndeshjen e dytë në Champions më 23 korrik ndaj Nefçit të Bakusë.
Kjo, për shkak të problemeve në stadium dhe saktësisht të stolave, të cilët janë pa mbështetëse.
Këtu përjashtohen vetëm stolat e tribunës kryesore që janë sipas parametrave të kërkuara nga UEFA.
Një gjë e tillë u vu re edhe në ndeshjen e Teutës, ku tifozët e tribunave nuk u lejuan të hynin, për të njëjtin shkak.
Gjithsesi, Skënderbeu pret sot një përgjigje përfundimatre nga UEFA, ndërsa vitin e kaluar mundi të luante në stadiumin e vet ndaj Debrecenit.
Nëse ndeshja e vlefshme për turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve nuk do luhet në Korçë, atëherë ajo do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit.
Ndërkohë, Laçi është skuadra e parë që do të zbresë në fushë për ndeshjen e kthimit kundër Diferdanzh në Ligën e Europës.
Formacioni i drejtuar nga Stavri Nica humbi 1-0 ndeshjen e parë, duke ndërlikuar misionin e saj për të kaluar për herë të parë një tur në Kupat e Europës.