Kombetarja e basketbollit mundet 112-77 ne Finlande

Nuk ka shpresë për kombëtaren shqiptare të koshit. Basketbollistët tanë meshkuj pësuan humbjen e dytë në dy ndeshje eleminatore të Europianit të luajtura deri tani, këtë herë 77-112 në Finlandë, duke mos qenë në gjendje të bënin rezistencë në asnjë moment.
Pjesa e parë u mbyll 30-61 për vendasit, ndërsa diferenca mes dy ekipeve është rritur në krahasim me 20 vjet më parë kur u mundëm vetëm me 8 pikë me finlandezët, 81-89, ndonëse koshi ynë ishte në krizë.
Lojtari ynë më i mirë ishte Gerti Shima me 23 pikë dhe 10 topa në tabela, ndërsa kuqezinjtë duken krejt të shpartalluar e të dorëzuar, rrjedhojë logjike e mënyrës sesi u përgatitën për këtë kompeticion dhe e dorëheqjes protestuese të ish-trajnerit Fatmir Cuka.
E renditur në vendin e 48-të në botë, Finlanda është pretendente e madhe për t’u kualifikuar për në finalen e Europianit, së bashku me Poloninë, që është e 40-ta.
Pas ndeshjes së djeshme, përfaqësuesja jonë e basketbollit më 24 gusht do të presë Poloninë dhe më 27 gusht do të shkojë në Belgjikë.
Deri më 11 shtator do të luhen të 8 ndeshjet e grupit E dhe në finalet e Europianit të vitit të ardhshëm në Slloveni do të shkojnë dy vendet e para si dhe 4 ekipet më të mira ndër vendet e treta të 6 grupeve eleminatore.