Stokholm 11 kampione moren pjese ne Atletike
Një miting i shkëlqyer i "Ligës së Diamantë" u zhvillua në stadiumin fisnik të Stokholmit. "Diamong League" hodhi në pistë plot 11 kampionë olimpikë mes të cilëve edhe kampionen e hedhjes së gjyles, neozelandezen Valerie Adams, që fitoi me rezultatin 20.26 metra, duke lënë prapa rusen Kolodko.
Në garën e 400 metrave, amerikania Sania Riçards-Ros fitoi me kohën 49"89, një ripohim i forcës së saj pas medaljes së artë olimpike. Pas saj dolën Montsho e Botsvanës dhe e treta britanikja Ohurougu, medaliste e argjendtë olimpike.
Në 3000 metra me pengesa për femra fitoi rusja Julija Zaripova, madje duke dhënë kohën më të mirë të sezonit. Zaripova fitoi me 9'05"02 duke përmirësuar kohën që i dha medaljen e artë në "Londër 2012". Në vend të dytë, ashtu si në Olimpiadë, doli tuniziania Gribi.
Në 400 metra me pengesa për meshkuj fitoi Majkëll Tinslei i SHBA me kohën normale 48"50. Në vendin e dytë doli kampioni olimpik, Feliks Sançez nga Republika Domenikane.
Në garën e 800 metrave pati një fitues fare të ri. Ky ishte 18-vjeçari Mohamed Aman nga Etiopia që dha kohën 1'43"56, një kohë shumë e mirë për moshën e tij. Në vend të dytë doli kampioni olimpik i 1500 metrave, Taufik Mahlufi i Algjerisë dhe Rotiç i Kenias doli i treti.
Gara e 100 metrave për meshkuj ishte mjaft e bukur edhe pse pa shumicën e emrave më të mëdhenj të botës. Fitues doli amerikani Rajan Bejli me kohën 9"93, veçse poshtë rekordit të mitingut që është 9"84. Në vend të dytë doli Nesta Karter i Xhamajkës dhe në vend të tretë xhamajkani tjetër, Majkëll Frater.
Në kërcimin së larti për femra, kampione doli medalistja e artë olimpike, rusja Ana Çiçerova. Kjo e fundit triumfoi me një rezultat jo të jashtëzakonshëm, duke kaluar lartësinë 2 metra.